Reforma zgjedhore, të vegjlit propozime për ‘Grupin e Dialogut’! Duka: Më pak zona zgjedhore! Mediu: Primarja, rikthimi i koalicioneve

12 Prill, 16:08| Përditesimi: 12 Prill, 17:16

  • Share

Partitë e vogla i kërkojnë përfaqësuesve të opozitës, që në grupin e Dialogut për Reformën Zgjedhore të imponojnë ndryshime që do ta kthente Kodin Zgjedhor në favor të tyre.  Për Fatmir Mediun, prioritare në draftin e propozimeve duhet të jetë kthimi i koalicioneve ndërsa diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje.

“Primare janë koalicionet jo thjesht për interesin e opozitës por se deformimi i  votës është i dukshëm në favor të maxhorancës me prishjen e reformës zgjedhore duke marrë mandate në tryezë. Ne jemi dhe kemi qenë  në mbështetje të diasporës që jo vetëm të votojë, por edhe të kandidojë. Më e rëndësishme është ndëshkimi me ligj jo vetëm i atyre që bëjnë sekserin, por edhe kandidati e partia që vjedh votat”, tha kreu i PR. 

Agron Duka kërkon që opozita të propozojë reduktim të zonave zgjedhore, nga 12, në maksimumi 4.

"Zgjerimi i zonave, mos të jenë më 12 por të jenë 3-4, listat e hapura e emigrantët jemi dakord", u shpreh  Agron Duka Kryetar i PAA. 

Mes aleatëve të vegjël kishte edhe nga ata që kritikuan grupimin më të madh politik të opozitës, PD e Rithemelimit se është i paqartë për atë se çfarë do të kërkojë në Grupin e Dialogut për reformën zgjedhore.

“A ka PD një qëndrim, a jeni për një zonë elektorale, ta dimë të paktën? Depolitizimi i komisionerëvë shumë i rëndësishëm. Kërkojeni, ju jeni përballë faktit që s’do keni komisionerë. Financimi politik, ne marrim 10 mijë vota, 8-7, e s’marrim asgjë si i bëhet kjo? Ne s’jemi hyzmiqarë në çdo palë zgjedhje?”, tha Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar

Opozita ka 3 përfaqësues në Grupin e Dialogut, Bylykbashin, Çupin dhe Erisa Xhixhon të cilët po punojnë mbi një draft për propozimet në Kodin Zgjedhor, propozime që do të nisin nga kërkesa për rikthimin e koalicioneve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 12/04/2024 20:25

    Jane te zgjuar Dash Shehaj dhe Idrizi I Camerise te vuajtur, qe nuk ju bashkua ketyre vraseve dhe krimbave!

    Përgjigju
  • Enveri: 12/04/2024 18:16

    Po po vazhdoni ju opozites me mediun, duken, antshiqiptarin vangjel dule. Po po vazhdoni ju se per te ardhur keni ne pushtet me keta plehra. Pika qe nuk u bie si nuk e kuptoni qe po nuk iken keta nuk ju voton njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?