Zgjedhjet e 14 majit, misioni i OSBE-ODIHR zbret në Tiranë! Takojnë Bylykbashin dhe Metën! Të premten takim me Alibeajn

9 Nëntor 2022, 15:50| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 19:02

  • Share

TIRANË- Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë zbritur në Tiranë Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ ODIHR. Ditën e sotme ata u takuan me përfaqësuesit e PD së Rithemelimit Oerd Bylykbashin dhe Ivi Kason, gjithashtu përfaqësues të PD në tryezën e reformës zgjedhore të 2020.

Pas Bylykbashit dhe Kasos, ekspertët e OSBE-së zhvilluan edhe një takim me kryetarin e partisë së Lirisë Ilir Metën.

Ditën e premte Misioni i OSBE/ODIHR do të takohet edhe me kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeajn, ndërsa në axhendë janë takime me të gjitha partitë kryesore në vend, shoqërinë civile dhe media.

Misioni do të hartojë dhe një raport, mbi bazën e të cilit ODIHR do të vendosë në ç'shkallë do vëzhgohen zgjedhjet vendore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?