Reforma zgjedhore/ Paralajmëron Ralf Gjoni: Nuk e votojmë nëse nuk është e plotë, nuk jemi dele (VIDEO)

4 Mars 2020, 16:50| Përditesimi: 4 Mars 2020, 16:54

  • Share

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni ka paralajmëruar tryezën zgjedhore se nëse nuk miraton të plotë reformën nuk do ta votojë në Kuvend. Në një prononcim për mediat, Gjoni tha se i ka pritshmëritë e larta për të premten kur do të zhvillohet mbledhja e radhës e kësaj tryeze, me përfaqësues nga të gjitha palët politike.

“Në këtë moment të gjitha energjitë duhen përqendruar te marrja e vendimit pozitiv nga KE për hapjen e negociatave. Në këtë kontekst, reforma elektorale tërësore është shumë e rëndësishme. Një reformë elektorale e pjesshme, sipërfaqësore dhe pa gjithë përfshirje, dhe këtu e kam fjalën për opozitën parlamentare e cila ka të drejtën e votës. Do të ishte e papranueshme dhe nuk do i shërbente integrimit të Shqipërisë. Unë konfirmoj si deputet, por besoj se flas dhe në emër të kolegëve deputetë që kanë propozuar zyrtarisht në Kuvend ndryshimin e sistemit. Ne nuk kemi ndërmend të bëhemi dele për të votuar një reformë sipërfaqësore që mund të përdoret si alibi politike për cilindo aktor politik. Pritshmëritë për të premten janë shumë të larta. Pa gjithëpërfshirje nuk do ketë reformë në parlament”, tha ndër të tjera deputeti.

Deklarata  e tij vjen një ditë pas mbledhjes së tryezës së reformës elektorale, nga ku palët thanë se do të hartojnë një reformë vetëm me pikat për të cilat kanë rënë dakord, për ti lënë në një moment të dytë disa prej çështjeve që sipas tyre marrin më shumë kohë, përfshirë dhe sistemin me lista të hapura.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?