Reforma Zgjedhore, OSBE: Mezi presim të angazhohemi me të gjithë aktorët që të arrijmë synimet e përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme

11 Janar, 15:35| Përditesimi: 11 Janar, 15:55

  • Share

TIRANË- Prezenca e OSBE/ODIHR  në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku shprehen të kënaqur që reforma zgjedhore, është në qendër të debatit politik.

Prezenca e OSBE-së thotë se është gatshme që të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë.

Në një postim në rrjetet sociale, nënvizon se mezi pret që të angazhohen menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.

‘Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.’- njofton OSBE.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, duke sjellë si shembull Reformën Zgjedhore, tha se për reformat për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament, do të synohet arritja e konsensusit me opozitën, por nëse kjo e fundit nuk ka vullnet do të kërkohen mënyra të tjera, siç ndodh në Europë. 

Në përgjigje të Ramës reagoi Gazment Bardhi i cili u shpreh se kryeministri nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve. Sipas tij beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?