Reforma zgjedhore, Dule e
Idrizi kushte mazhorancës

17 Prill 2016, 08:42| Përditesimi:

  • Share
Teksa reforma zgjedhore sapo ka filluar, dy parti të rëndësishme parlamentare të lidhura ngushtë me minoritetet dhe lobet greke, PDIU dhe PBDNJ i kanë shprehur dje mazhorancës vërejtje për sistemin zgjedhor. Vangjel Dule nga Dervicani ku ishte n =ë një takim të strukturave të OMONIA-s, tha se duhet nj rinumërim i popullsisë që minoritet të përcaktohen saktësisht. Ndërkohë, Shpëtim Idrizi në një takim të strukturave të partisë në kryeqytet, tha se ky sistem zgjedhor është stalinist dhe duhet ndryshuar.

“Duhet një rinumërim i ri i popullsisë, në mënyrë që ku proces, jo vetëm të përcaktojë numrin e qartë të minoritarëve, por edhe shpërndarjen e saktë gjeografike të tyre”-tha Dule. Por kreu i PDIU foli hapur për rezervat e tij për kodin elektoral, i cili sipas tij është një sistem Stalinist sipas të cilit populli voton dhe vetëm dy parti numërojnë votat për interesat e tyre. Idrizi kujtoi që ky ngërç u shfaq edhe në administrimin e procesit te elektoral në zgjedhjet lokale të 2015.

“Ky sistem zgjedhor është stalinist, dhe Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar. Nuk mund të vazhdohet me filozofinë që qytetarët votojnë, dhe dy partitë e mëdha numërojnë”-tha Idrizi. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka nisur tashmë procesin e anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike, ndërsa kryetari Shpëtim Idrizi u shpreh optimist me angazhimin e të rinjve në këto struktura. Sipas Idrizit mbështetja për forcë politike që ai kryeson është rritur ndjeshëm e për këtë arsye ai u shpreh i bindur në dyfishimin e mandateve të PDIU në zgjedhjet parlamentare të 2017. “Ne kemi nisur fushatën e anëtarsimeve të reja në PDIU.

Sigurisht që po më këtë lloj kënaqësie dhe surpërize kam parë edhe anëtasimet e reja “online”. E gjithë kjo mbështetje e madhe na tregon shumë, na tregon se si e nisëm, na tregon se ku jemi, por na tregon edhe përgjegjësinë që kemi për ta bërë PDIU-n një parti të madhe, e cila sot është e strukturuar në të gjithë Shqipërinë. Gjithë procesi i anëtarësimeve do të kulmojë në zgjedhjet e 21 majit ku nga kryetari I partisë deri tek delegatët në kongres do zgjidhen me parimin një anëtarë një votë," tha Idrizi.

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?