Reforma Zgjedhore, Basha: Teatri me regji të Ramës, kush e ka pa hile t’i bashkohet komisionit! Kujt i bëhet vonë për emra të përveçëm? Boll me qaravitje

26 Janar, 17:32| Përditesimi: 26 Janar, 17:45

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore fiizikisht ka dështuar me skenar të kryemunistrit Rama.  Në thirrjen e tij Basha tha se të gjithë ata që nuk e kanë me hile, i fton që të bëhen pjesë e komisionit.

“Tani kalojmë te Reforma Zgjedhore. Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komision. Komisioni u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për zhvillimin e punimeve. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit.

Listat e hapura, kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Nëse ka kryetarë partish që nuk u pëlqen kjo, unë nuk jam njëri prej tyre. Debati dhe këtë javë ka qenë ik Enkelejd të vijë Oerdi. E kuptoni sa mjeran. Kujt i bëhet vonë për emra të përveçëm, kujt i bëhet vonë se ulet X apo Y në atë karrige. Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qaravitje dhe pelivanllëqe për të fshehur interesit personale. Në lojë janë interesa kombëtare.

Përpjekja për ta future në lojë me porta për interesa personale është e destinuar të dështojë. Duke reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila përfiton qeveria të enjten u është bërë një dëm i pallogaritshëm qindra mijëra familjeve shqiptare”.


Lajmi kryesor:

Mallkimi i Bashës: Kush ka frikë nga SPAK, Zoti e lëntë pa gjumë! Bllokimi i ‘Zgjedhores’ qarravitje, për interesa personale


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?