Basha takim 'kokë me kokë' me ambasadorin gjerman! Më pas thërret në seli Kryemadhin dhe Idrizin

7 Korrik 2020, 10:21| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 14:51

  • Share

Ka zgjatur pak minuta takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf. Në takimin kokë më kokë me kryediplomatin, mësohet se është diskutuar për Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës priet të bëhet përpara mbylljes së sesionit parlamentar, por edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të Partisë Demokratike, për të cilën edhe më herët selia blu ka marrë mbështetjen e Gjermanisë.

Pas takimit me ambasadorit, Basha thirri në seli kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin dhe  kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Mësohet se në focus të takimit ishte organizimi I procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga opozita, por edhe Reforma Zgjedhore, për miratimin e së cilës maxhoranca ka thënë se mund të merren parasysh kërkesat e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi.

Ora 13:56
Pas Zingraf Basha pret në PD Idrizin dhe Kryemadhin, ja për çfarë u diskutua

Menjëherë pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Gjermanisë Peter Zingraf, Lulzim Basha ka pritur në godinës e Partisë Demokratike aletët shpëtim Idrizi të PDIU-së dhe Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së.

Burime bëjnë me dije se në takim është diskutuar për organizimin e opozitës në zgjedhje si dhe përzgjedhjen e kandidatëve në rrethe. Ndërkohë me Zingraf Basha diskutoi për situatë politike në vend dhe reformën zgjedhore.

Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 07/07/2020 16:47

    Edhe Dule antishqiptari me Lulushin te zgjidhin hallet e kombit shqiptar. Kurre ske per te fituar o Lulush se jeni plera te ketij vendi

    Përgjigju
  • z.Yuri Kim do Ju dali ne hender ..Duro...: 07/07/2020 14:40

    USA dhe Evropa ,,Jane te Sigurte qe keta Kriminele do i olasi ne Rec te Shkodres ...Nuk mund ta fyhejne keta Demokracine Amerikane dhe Demokracine Evropiane.. Neve si Popull do kemi kohe te buzeqeshin,,kure ketyre Krimineleve Pasurite e tyre ,,do tju vihen ne Dispozicion te Popullit te thjeshte. Hamin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?