Reforma zgjedhore, ambasadori i BE në Tiranë Gonzato: Nevojitet dialog gjithëpërfshirës për një marrëveshje të gjerë

1 Shkurt, 21:18| Përditesimi: 1 Shkurt, 21:19

  • Share

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Silvio Gonzato zhvilloi një takim me Komisionierin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë të cilit siguroi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në përpjekjet e saj për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ne kemi nevojë për dialog politik gjithëpërfshirës për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth reformës zgjedhore.
Këtë e theksova në takimin tim të djeshëm me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke ndarë pikëpamjen e ODIHR-it se ndryshimet legjislative duhet të dakordësohen në konsultim me të gjithë aktorët e përfshirë”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në rrjetet sociale.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?