Reforma zgjedhore, ambasada e SHBA-së reagon për Report Tv: Takimet tona nuk janë pjesë e ndërmjetësimit

16 Janar, 13:01| Përditesimi: 16 Janar, 13:37

  • Share

1702222572_eeeeee.PNG

Ambasada Amerikane ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi për reformën zgjedhore. Interesit të Report Tv, ambasada e SHBA-së u përgjigj me këtë reagim

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizan! SHBA, BE-ja dhe Britania në një zë: Nuk ndërmjetësuam ne


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?