Reforma territoriale, Balla dhe Alibeaj, takim në Kryesinë e Kuvendit për të negociuar ndryshimet

24 Tetor 2022, 11:52| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 14:05

  • Share

Pavarësisht ndasive poitike, në shkurt të këtij viti parlamenti votoi njëzëri pro për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Muaj më vonë, PS dhe PD ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për një ndarje të re të hartës së vendit, duke sjellë një takim negociues ngha dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD.

Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla janë takuar sot në kryesinë e Kuvendit për të negociuar për reformën territoriale. Asnjë informacion nuk ka pasur nga detajet se çfarë është disktuuar apo ndonjë dakordësie të mundshme mes palëve. Deri më tani zhvillimet politike kanë raportuar të njëjtat raporte ndërsa ende nuk ka një dakordësi mes dy palëve. Për Partinë Socialiste harta aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe është më e pranueshme duke i qëndruar të njëjtës tezë. Nga ana tjetër, opozita kërkon 33 bashki më shumë, duke nxitur debate në të gjitha komisionet e zhvilluara në lidhje me këtë çështje.

Por pavarësisht debateve, PS ka lënë edhe një shteg për negocime, duke shytuar 6 kushte që palët mund të bien dakord për shtimin e një apo më shumë bashkive. Këto kushte mund të jenë një ogur i mirë për dakordësimin ndërmjet PS dhe PD.

Kushtet e PS për Bashkitë e reja

  • • Të jete zonë funksionale.
  • • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
  • • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
  • • Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
  • • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
  • • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Mëgjithatë dy partitë poltike nuk patën një konsensus për dorëzimin e një raporti në Parlament duke i dorëzuar  të dyja raportet. Gjithsesi demokratët betejën për të shtuar numrin e bashkive në vend, do ta vijojnë, pasi të dyja kampet e PD kanë dorëzuar në Kuvend edhe si projektligj kërkesën për ndarjen e re administrative-territoriale.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?