Kronikë

Reforma në Drejtësi Gjonaj takim me ministren gjermane të Drejtësisë: Gjermania do t'i qëndrojë krah Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm

3 Qershor 2021, 17:36| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 17:39

  • Share

Ministrja gjermane  Christine Lambrecht dhe Ministrja Etlida Gjonaj

E pranishme në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me homologen e saj, Ministren e Drejtësisë të Gjermanisë, Christine Lambrecht. Mes tyre u diskutua për Reformën në Drejtësi, të cilën Gjonaj e konsideroi një nga përparësitë më të mëdha të qeverisë shqiptare.

Nga ana tjetër, Ministrja Lambrecht përgëzoi ecurinë e kësaj reforme si dhe rezultatet e vettingut duke garantuar se Gjermania do të vijojë të qëndrojë krah Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm.

Po ashtu dy ministret diskutuan edhe mbi rëndësinë e Sesionit të Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Antikorrupsionin duke theksuar se impenjimi politik i treguar në luftën kundër korrupsionit duhet të vijojë me veprime dhe masa respektive.

Në takim u dakordësua për të intensifikuar komunikimin midis stafeve teknikë për të përforcuar bashkëpunimin e mëtejshëm.


Lajmi kryesor:

Gjonaj në OKB: Shqipëria e vendosur në luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës politike! Reforma në drejtësi ka shënuar pikë kthese


  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?