Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë takimit të sotëm

Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, Gjonaj takim online me kryetaren e bordit të Transparency International: Jemi i vetmi vend në rajon që jemi rritur me 3 pikë në 7 vite

1 Mars 2021, 13:02| Përditesimi: 1 Mars 2021, 14:49

  • Share

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim online me kryetaren e Bordit të Transparency International, Delia Ferreira Rubio, e shoqëruar nga  Lidija Prokic, Këshilltare për Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj e njohu kryetaren e Bordit të Transparency International, Delia Ferreira Rubio, mbi arritjet e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ministrja e Drejtësisë gjatë takimit me Ferreira Rubio theksoi dhe faktin se si koordinator kombëtar antikorrupsion, Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha analizat për të përmirësuar pozicionimin e Shqipërisë në raportin e perceptimit të korrupsionit, raport në të cilën Shqipëria ketë vit u rendit dy vende më lart nga një vit më parë, pavarëissht se shumë vënde për shkak të pandemisë janë gjendur në pozicione më të uleta.

Gjithashtu Ministrja Gjonaj theksoi edhe faktin që Shqipëria ka qenë në këto 7 vitet e fundit, i vetmi vënd në rajon që ka patur rritje me 3 pikë.

Përveçse Ferreira Rubio inkurajoi Shqipërinë për të marrë masa të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe përgëzoi për arritjet e Reformës në Drejtësi, ajo premtoi ofrimin e ekspertizës nga ekspertët e Transparency International për trajnimin e Rrjetit Antikorrupsion si një mekanizëm efikas.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?