'Referendumi arma në dorë të popullit', Meta: Shpresoj që ky Kuvend të bëjë një punë të mirë dhe ta miratojë këtë ligj

30 Tetor 2020, 11:59| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 12:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Kuvendit që të miratojë nismën e referendumit, të cilën e quan armë në dorë të popullit.

"Tani skemi kuadër ligjor për të bërë të mundur referend. Situata mund të ndryshojë kur populli të marrë në dorë politikanët dhe jo politikanët popullin. Kjo nismë është zgjim i shoqërisë civile sepse është një nismë e madhe.

Në momentin që populli ka të drejtën e referndiumit ata si bëjnë ligje . Shpresoj që ky Kuvend të bëjë një punë të mirë dhe ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit.

O tani o kurrë. Unë jam i bindur që kjo do ndodhë, në mos çështje pak muajsh ose shumë muajsh. Brenda vitit që vjen e kemi për detyrë të instalojmë këtë ligj", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor/ Meta: Deputetët votuan bllokimin e integrimit! Prej 20 muajsh kemi parlament monopartiak, më 25 prill ftoj popullin për referendum


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?