Reduktohen urbanët në Tiranë, qytetarët me orë në stacione, fatorino: Fluks si kurrë më parë, s’i menaxhojmë dot

9 Mars 2022, 17:05| Përditesimi: 9 Mars 2022, 23:02

  • Share

Qytetarët po përballen me vonesa të shumta dhe tejmbushje të autobusëve për shkak të reduktimit të flotës së transportit urban në Tiranë. Kushtet e pazakonta po i vuajnë fatorinot, të cilët thotë se menaxhimi i situatës është i pamundur.

 “Po pres linjën e sanatoriumit. Ka dy orë që pres dhe s’ka ardhur akoma asnjë”, thotë një qytetar.

“Shumë njerëz dhe nuk ka fare rregullsi në këtë pikë. Pritëm 45 minuta”, shprehet një tjetër.

Me autobusë të tejmbushur e shpesh me incidente mes pasagjerësh, fatorinot janë gjetur më të papërgatiturit. Shpëtim Marku, tregon për Report Tv vështirësitë që po e shoqërojnë gjatë dy ditëve të fundit, por edhe frikën për shkurtime në punë.

“Orari i mëngjesit është katastrofë fare. Të hipin mbi 300 veta në urban, s’di si të punoj unë dhe as si të rrijë pasagjeri në urban, sepse i bie mbi 300 veta nga mbingarkesa. Nuk i marr dot të gjitha biletat, nuk kam s’i lëviz vetë zbrit nga një derë dhe hip te tjetra, e prap, e papërballueshme. Më shumë se dyfish lodhja. Tjetri rri një orë këtu dhe duhet të hip se s’bën, as nuk hapen dyert, pasagjeri do një orë të zbresë nga fundi të vij te dera. Llogarit dhe shkurtimet e vendeve të punës sepse janë shkurtuar mjetet, janë shkurtuar dhe vendet e punës. Për fat unë jam në punë,por sa do të zgjasë?", tha Shpëtim Marku, faturino.

Ajo që po i shqetëson më shumë qytetarët në këtë situatë duket se është paralajmërimi për rritjen e çmimit të biletës.

“Jo të rritet bileta nga 40 në 80, të dyfishohet. Kjo është abuzim.”

“Do zgjohemi shpejt dhe do ikim në këmbë sepse s’kemi leverdi.”

“Që mos lëvizi më njeri, ku do shkojmë ne , ku të mbytemi?”

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?