Recetë në 2 minuta, Kungulleshka kotoletë me djathë nga zonja Albana

6 Korrik 2023, 12:34| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 12:40

  • Share

Kungulleshka kotoletë

Përbërësit:

  • 4 kungulleshka të njoma
  • 200 gr proshutë
  • 150 gr djathë mocarela
  • 2 vezë
  • Miell gruri
  • Thërrime buke
  • Vaj bimor
  • Kripë

Përgatitja:

Lajmë mirë kungulleshkat dhe i presim horizontalisht duke përftuar feta rreth 0,5 cm të trasha. Presim gjithashtu mocarelën në feta të holla dhe e lëmë të kullojë në mënyrë që të humbasin ujin e tyre. Vendosim fetat e kungujve në një dërrasë prerëse dhe i mbushim me një fetë mocarela dhe një proshutë. Vendosim mbi proshutë një fetë kungulli dhe e kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezët e rrahura me pak kripë dhe në fund në thërrimet e bukës. I skuqim në vaj të bollshëm dhe i shërbejmë sipas dëshirës, si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?