Ekonomi

Recesioni ekonomik në 2020 ishte 3.9% dhe jo 3.3%, 'Financat': 2022-2024 ekonomia do rritet me 4.4%, në 3 vitet e ardhshme investimet rriten me 6.4%

1 Gusht 2021, 16:42| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 16:47

  • Share

TIRANË-Ekonomia e vendit është goditur më fort se sa është thënë deri më tani nga pandemia COVID-19. Recesioni ekonomik në vitin e kaluar ishte 3.96% dhe jo 3.3% thuhet në analizën e bërë për situatën ekonomike në programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2022–2024 i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë pritshmëritë janë për të pasur një rritje 5.5% këtë vit, ndërsa në periudhën afatmesme 2022-2024 rritja do të jetë 4.4%. Ndikim kryesor në rritjen ekonomike në vijim, do të japë relaksimi i situatës pandemike, rritja e investimeve si dhe përmirësimi i konsumit.

Investimet pritet të rriten me 6.4% në 3 vitet e ardhshme dhe do të nxiten më shumë nga shtimi i kapaciteteve të prodhimit, përshpejtimi i aktivitetit ekonomik si dhe përmirësimi i gjendjes së biznesit. Po ashtu edhe kreditimi do të luaj rol të rëndësishëm në rritjen e investimeve në Shqipëri. Ndërkohë sa i takon konsumit për periudhën 3 vjeçar pritet rritje me 3%, dhe do të ndikojë 2.7% në rritjen e PBB-së.

Shëndetësia, arsimi dhe bujqësia do të jenë në fokus të qeverisë deri në vitin 2024. Në sektorin e arsimit fokusi do të jetë tek financimi i ndërtimit dhe i rikonstruksionit të130-150 objekteve arsimore ndërsa tek shëndetësia do përmbyllet rikonstruksioni i 300 qendrave shëndetësore (projekt i nisur në 2018) dhe do punohet për rikonstruksionin e godinave spitalore.

Ndërsa do jetë fokusi tek ulja papunësisë dhe integrimi në tregun e punës të kategorive të margjinalizuara. Nga ana tjetër do të rriten fondet për bujqësinë me qëllim shtimin e fermerëve që përfitojnë nga skemat mbështetëse, si dhe do të rikonstruktohen qendra shëndetësore dhe spitale.

Sa i takon politikave fiskale ato do të bazohen kryesisht drejt reduktimit të informaliteti në ekonomi si dhe rritja e mirë-administrimit fiskal.

Ndërkohë sipas këtij dokumenti i cili tashmë ka hyrë në fuqi deficiti fiskal në vitin e ardhëm do të jetë 2.9%, nga 6.5% që është parashikuar këtë vit, ndërsa do të zbresë në 2.3% në vitin 2023 dhe do të jetë 2% në vitin 2024. Kurse borxhi publik pritet të zbresë në 68% në vitin 2025.

 

RRITJA EKONOMIKE

Viti 2022    4.8%

Viti 2023    4.5%

Viti 2024    3.9%

 

INVESTIMET NË SHËNDETËSI

Pediatria e Spitalit Durrës 200 mln lekë

Rikonstruksioni i maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ 803 milionë lekë

Rikonstruksion materniteti në spitalin rajonal Lezhë 353.6 milionë lekë

Rikonstruksion e shtesa në maternitetin e spitalit rajonal Berat 213.7 milionë lekë.

Rikonstruksioni i Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve 145 milionë lekë

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?