Realizohet ndërhyrja e parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës me endoskop, në Shqipëri

18 Shtator 2023, 22:09| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 22:25

  • Share

Në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ është realizuar për herë të parë ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se metodika shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

‘Për herë të parë, në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza', është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë.’- shkruan ministrja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 19/09/2023 09:50

    Një punë e mrekullueshme e stafit mjekësor. Jam pa fjalë.

    Përgjigju
  • Agimi: 19/09/2023 08:18

    Ju lumtë personelit mjeksor.Por të ecin akoma më përpara në punën etyre FISNIKE.Por në drejtimin e dorës dhe xhepit.Uroj që aparaturat të mos PRISHEN asnjëherë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?