VIP & Spektakël

Reality show holandez zgjedh Shqipërinë për xhirimin e 12 serive, promovohen bukuritë e vendit

15 Nëntor 2021, 14:09| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 14:15

  • Share

Sezoni i ri i reality show -t të famshëm holandez, "I infiltruari" është xhiruar në Shqipëri.  Janë plotë 12 seri që janë xhiruar në Shqipëri duke promovuar bukuritë e vendit si dhe duke paraqitur për publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar për shqiptarët.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili shkruan se vendi do të ketë një boom turistësh holandezë në sezonin e ardhshëm.

"U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality show -t të famshëm holandez, "I infiltruari", i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre. Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm", shkruan Rama.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?