Real-i kërkon të bëjë 'kurban' Sociedad-in për kreun e La Liga-s, Atletico Madrid mban përkohësisht të sigurtë vendin e tretë

21 Qershor 2020, 11:23| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 11:26

  • Share

Në La Liga Atletico Madrid fitoi 1-0 kundër Valladolid për javën e 30 të kampionatit, ndërkohë që golin vendimtar e realizoi Vitolo në minutën e 81. Një trepikësh ky për të ruajtur vendin e tretë, pasi këtë sezon Atletico Madrid është jashtë garës për titull kampion.

Ndërkohë sonte Real Madrid do të ketë mundësi të marrë vendin e parë në kampionat në rast fitoreje kundër Real Sociedad. 'Galaktikët' do të përpiqen të përfitojnë nga ndalesa e Barcelonës kundër Sevillia-s për ta barazuar me pikë, por do të merrnin kryesimin për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?