Real Madrid rikthehet në kryesim e La Liga-s, Liverpool gati për titullin

25 Qershor 2020, 11:59| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 12:01

  • Share

Në La Liga kryesimi i Barcelonës zgjati vetëm 24 orë. Real Madrid e pati të lehtë për t’u rikthyer në komandë pasi mundi Mallorcan 2-0. Golat për djemtë e Zidane u shënuan nga Vinicius dhe kapiteni Ramos.

Pritjes 30 vjeçare të Liverpool-it për t’u shpallur kampionë sot mund ti vijë fundi. Djemtë e Klopp mund të bëhen kampionë nga divani nëse Manchester City nuk fiton ndaj Chelseat në Londër. Mbrëmë në “Anfield Road” Liverpool kaloi lehtësisht Crystal Palace duke fituar 4-0 me golat e Alexander-Arnold, Salah, Fabinho dhe Mane. Përgatiti Andi kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?