Luka Modric dhe Toni Kroos

Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos

2 Maj, 15:16| Përditesimi: 2 Maj, 15:17

  • Share

Real Madrid pritet të rinovojë me dy yjet e tij në mesin e fushës, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Paçka se më herët është njoftuar një largim i kroatit, duket se "Galaktikët" kanë ndryshuar mendje dhe raportimet më të fundit nga Spanja bëjnë me dije se 38-vjeçari do pranojë ofertën për të qenë në "Bernabeu" për sezonin e 13-të.

Veç tij, pas gjysmëfinales së dytë të Champions League kundër Bayern Munich, madrilenët do zyrtarizojnë rinovimin me një sezon edhe për Toni Kroos.

Gjermani, ashtu si Modric janë dy yjet e mesit të fushës dhe Ancelotti nuk dëshiron të privohet nga ta, paçka se Bellingham, Tchuameni dhe Camavinga kanë bërë një edicion shembullor. Për 34-vjeçarin Kroos një firmë e re do të thoshte viti i 11-të në Madrid.

Veç rinovimit, Kroos është rikthyer në kombëtaren gjermane për Euro 2024, kjo pas ftesës së trajnerit Nagelsmann.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?