Real Madrid lë pas elimnimin në Kupë, 'galaktikët' fitojnë me përmbysje kundër Osasuna-s (VIDEO)

9 Shkurt 2020, 17:29| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 18:44

  • Share

Tre ditë pas eliminimit në Kupën e Mbretit Real Madrid ka gjetur ngushëllim në kampionat pasi ‘galaktikët’ për llogari të javës së 23 të La Liga-s kanë mposhtur 1-4 në transfertë ekipin e Osasuna-s. Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin me Garcia-n që realizoi që në minutën e 14.

Deri në përfundim të pjesës së parë të besuarit e Zidan do të përmbysnin shifrat pasi Isco fillimisht dhe Ramos më pas do të gjenin rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë Lucas do të shënonte golin e sigurisë, ndërsa Luca Jovic do të vuloste shifrat përfundimtare. Më ketë rezultat Real Madrid e çon në 5 numrin e fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa mban të sigurtë të paktën përkohësisht vendin e parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?