Reagon ministri i Kulturës, Zhiti:
Nuk kemi shkelur mozaikun

20 Prill 2013, 20:58| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Visar Zhiti në një komunikim me telefon për Shqiptarja.com, reagoi për çështjen e mozaikut dhe akuzës së bërë nga deputeti i PS Auron Tare se vetë ministri ka shkelur mbi mozaikun e Tiranës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ato foto i kemi futur ne si ministri qoftë në ëebsite zyrtar të ministrisë por edhe në faqen tonë në facebook. Dhe të gjithë u kujdesëm për të njëjtën gjë, në mënyrë që Mozaiku i Tiranës të mos shkelej nga të pranishmit.

Dhe po të shihet me kujdes foto do të vërehet se jemi te bordura. Jemi të gjithë në të njëjtin qëllim. Mozaiku është pronë e çmuar, e vendit. Nuk mund të ketë korrotacion as majtas as djathtas për këtë mozaik. Eshtë një vepër që të gjithë së bashku duhet ta mbrojnë. Më duhet të them se gjatë ceremonisë ka pasur shumë nxënës, kanë qenë me qindra që kishin ardhur nga shkollat.

Madje edhe zyrtarë të ambasadave. Ne vetë dhe stafi i ministrisë u kujdes që të mos kishte ndonjë “dhunim” të mozaikut sepse kjo do të ishte e rëndë. Më vjen keq që e pashë këtë lloj shqetësimi në ëeb e në gazetë, të shprehur nga Auroni, por ju garantoj se kemi bërë gjithçka duhet për të mos e dëmtuar. Ne kemi pasur kujdesin maksimal për të mos shkaktuar asnjë dëm”, tha dje për shqiptarja.com, ministri i Kulturës Visar Zhiti.

Vetëm dy ditë më parë deputeti i PS Auron Tare postoi foton në facebook të ministrit duke dhënë deklaratë, në bordurën në anë të mozaikut. Dicitura sipas të cilës postohej foto ishte: “e nisi me këmbë të mbarë”, duke ironizuar në fakt ministrin e Kulturës.

Shkrimi u publikua ne Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?