Djathtas presidenti Rubiales teksa puth futbollisten

Reagon edhe FIFA, hap hetim për puthjen! Presidenti i federatës spanjolle mund të shkarkohet

24 Gusht 2023, 14:48| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 14:50

  • Share

FIFA ka çelur një hetim disiplinor për presidentin e federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales, pasi ky i fundit puthi në buzë kapiten e skuadrës pas fitimit të Botërorit. Sipas FIFA-s Rubiales do hetohet për nenin 13 që bën fjalë për sjelljet fyese dhe parimet e lojës së ndershme. Aty thuhet se dënohet çdo shkelje e rregullave bazë të sjelljes dinjitoze, fyerjen e personit fizik ose juridik në çfarëdo lloj mënyre, veçanërisht duke përdorur gjeste, shenja dhe gjuhë fyese.

Pas puthjes pati një reagim shumë të madh kundër Rubiales, i cili u mbrojt duke thënë se ishte instiktive dhe një mënyrë për të shprehur gëzimin, por pa patur asnjë përmbajtje brenda. Gjithsesi përveç FIFA-s edhe federata spanjolle e futbollit ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm për ngjarjen.

Ka shumë gjasa që këto hetime të shkarkojnë nga detyra presidentin e federatës spanjolle të futbollit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?