Sara Gjordeni dhe Bardhi

Krahasimet me çiftin Kiara-Luiz, pas Sarës reagon edhe Bardhi: Jeni duke i lënduar të gjitha palët

30 Mars, 15:55| Përditesimi: 30 Mars, 16:24

  • Share

Sara Gjordeni është një prej personazheve më të komentuar orët e fundit në të gjithë shtypin rozë. Kjo pas deklaratave që bëri në rrjetin social në Instagram në lidhje me krahasimet mes saj dhe Bardhit me çiftin Kiara-Luiz. Por mbrëmjen e djeshme një reagim ka ardhur nga Bardhi, i cili shkruan se Sara nuk ka akses në llogarinë e saj.

“Hera e parë si Bardhi që e bëj një deklaratë mbi një situatë. Sara nuk ka akses në Instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story, të mos kryqëzohet e të bëhet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emaili i saj zyrtar. Jeni duke i lënduar të gjitha palët, dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?