Reagon babai i infermieres që sulmoi të moshuarën: Kërkojmë falje, organet të veprojnë sipas ligjeve me vajzën tonë

2 Nëntor 2022, 22:30| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 22:31

  • Share

1667424691_7644281667405626xauronapelaj168.jpg

Naim Pelaj, babai i infermieres Aurona Pelaj, që sulmoi sot fizikisht të moshuarën në Pejë, ka kërkuar falje publike. Pelaj i ka kërkuar falje edhe familjes së të moshuarës Nura. Ai iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të merren me rastin.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë. E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë. Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për mediat në Kosovë.


Lajmi kryesor:

Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?