Maignan dhe Infantino

Rasti Mike Maignan, kreu i FIFA-s: Humbje në tavolinë për skuadrat me tifozë racistë

21 Janar, 22:19| Përditesimi: 21 Janar, 22:23

  • Share

Mike Maignan, portieri i Milanit la për pesë minuta fushën dje gjatë Udinese 2-3 Milan në Serie A, kjo për shkak të thirrjeve raciste ndaj tij në pjesën e parë. Në lidhje me këtë situatë dhe raste të ngjashme, Gianni Infantino shprehet se do shkohet drejt humbjes në tavolinë për skuadrat me tifozë racistë. Presidenti i FIFA-s u shpreh se kjo situatë është diçka e neveritshme.

“Ngjarje të neveritshme dhe të papranueshme. Në futboll dhe në shoqëri nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi. Lojtarët e prekur kanë mbështetjen time të plotë.

Përveç procedurës (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes dhe anulimi i saj), duhet të vendoset humbja në tavolinë për skuadrat, tifozët e të cilëve kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste.

Ashtu siç duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste”, u shpreh kreu i futbollit botëror.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?