Kryebashkiaku Agron Malaj

Rasti i parë me COVID-19 në Mat, reagon kryebashkiaku: Është karantinuar familja e dezinfektuar banesa

25 Prill 2020, 22:07| Përditesimi: 25 Prill 2020, 22:14

  • Share

Pas konfirmimit të të prekurit të parë në  bashkinë Mat, të një vajze 16-vjeçare, ka reaguar edhe kryebashkiaku Agron Malaj.

Ai është shprehur se familja e saj është karantinuar duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre dhe se është dezinfektuar banesa e tyre edhe ambienti përreth.

"Fatkeqësisht sot është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Bashkinë Mat. Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e dhëna për karantinimin e familjes duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu kemi dezinfektuar banesën dhe ambientin përreth. Qëndroni në shtëpi, ruani distancimin social dhe higjenën sepse vetëm kështu e mundim këtë virus", ka shkruar ai.

Kujtojmë se 16-vjeçarja u infektua në Krujë dhe më pas udhëtoi nga Kruja drejt fshatit Batër e Vogël në Mat, për të shfrytëzuar këto ditë që fasoneria është mbyllur e për të qëndruar pranë babait të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?