Ferdinand Xhaferraj

Rasti i familjes Përgega në Porto Romano, PD: Bashkia le durrsakët pa shtëpi e pa dinjitet

31 Gusht 2020, 17:14| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 17:16

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i ka kthyer përgjigje Bashkisë për rastin e familjes Përgega në Porto romano, e cila ngeli pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një reagimi zyrtar, Xhaferraj shkruan se Bashkia e Durrësit po e trajton ndihmën si lëmoshë dhe jo si edtyrim, pasi 500 000 leke dukshëm nuk mjaftojnë për të ndërtuar një shtëpi nga e para.

Ai i ka bërë thirrje Bashkisë që të kthejë vëmendjen nga qytetarët e Durrësit, sidomos nga ata që kanë mbetur pa shtëpi.

"Bashkia le durrsakët pa shtepi e pa dinjitet.

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer,  do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin", shkruan Xhaferaj.

Komento

Komente

  • XHAFERI SIMITES: 01/09/2020 09:21

    O XHAFER O IDJOT CILSINË E DJELLIT E REGULLOVE PO TANI ÇFAR TJETËR DO REGULLOSH O PALLOSH XHAFER SIMITJA. O ZOT ÇFAR TMERRI NJERËZ SI XHAFERI JA KAN BO FER JETËN SHQIPTARIT.

    Përgjigju
  • Dielli: 31/08/2020 20:16

    Po cke e xhaferr ti rregullon diellin jo me nje shtepi. Hidhu nje vrap mos perto e bej derman,diellin e rregullon luli sa te behet kryeminister

    Përgjigju
  • Delinquenti: 31/08/2020 19:13

    Po' ky e regulloi diellin qe po' flet per familje ne porto romano ORE PO JU ME SA PO MOR VESH QEKENI TE GJITH NJESOJ HIKNI O TE MJERE LEJINI VEN TE RINJVE TE PAKTEN SA PER SY E FAQE TE FOLIN ATO SE JU JENI JO TE DJEGUR POR TE PERCELLUM, DHE KUR THEM TE RINJ E KOM FJALEN JO PER TIPA SI SALINJI EDHE ME TE RINJ AKOMA TE PAKTEN NUK DUHET TE JENE PERLYER ME MU... SI PUNA JUJ

    Përgjigju
  • Bledi: 31/08/2020 17:46

    Doli ky I Diellit

    Përgjigju
  • Ura Dalanit: 31/08/2020 17:31

    Ua ua idioti i Durrsit qe do na permiresije ajrin reren e me ne fund halet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?