Simpsons

Rastësi? ‘The Simpsons’ e parashikuan 17 vite më parë zhdukjen e nëndetëses ‘Titan’! Ja episodi që lidhet me dramën që po ndodh në Atlantik

22 Qershor 2023, 13:30| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 13:43

  • Share

Një seri i serialit të njohur “The Simpsons”, po bën xhiron e rrjetit, që kur u zbulua se historia e nëndetëses së humbur pak ditë më parë me 5 persona në bord që u nisën drejt ‘Titanikut’ të fundosur, përkon me një pjesë të serialit të publikuar 17 vite më parë.

Simpsons kanë bërë serish një parashikim të frikshëm për një tjetër ngjarje reale, këtë herë për nëndetësen e humbur që udhëtoi në thellësitë e oqeanit për të parë rrënojat e Titanikut. Nëndetësja Titan u zhduk të dielën me pesë pasagjerë në bord dhe ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota po përpiqen me dëshpërim t’i shpëtojnë ata.

Seriali i njohur i animuar shpesh është përmendur për parashikimin e ngjarjeve të jetës reale vite përpara se të ndodhin.

Megjithëse ishte publikuar 17 vite më parë, duket sikur regjisori ka udhëtuar në kohë dhe e ka ditur që atëherë çdo të ndodhë sot.

Një video e shkëputur nga seriali po bën xhiron e rrjetit.

Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks. Ai e fton në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të anijes së fundosur, “Piso Mojado”.

Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të shkonin në thellësitë e oqeanit me zhytës individualë për të provuar të gjenin thesarin. Por dyshja ndahet gjatë udhëtimit.Homeri ngec në një koral dhe ai fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Ai zgjohet përfundimisht tre ditë më vonë në një spital dhe i mbijeton sprovës.

Megjithëse nuk është një parashikim i saktë i asaj që ka ndodhur me nëndetësen Titan, njerëzit janë të bindur se historia dhe detajet ngjasojnë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?