Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e rrallë, për herë të parë riparimi i valvolës së aortës me metodë inovative

23 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:59

  • Share

Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse.

Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama thotë se “ndërhyrja u realizua nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së aortës me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac”.

"Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri", shkruan Rama.

Një prej doktorëve që ka realizuar ndërhyrjen Klodiam Krakulli tha se “valvula e e aortës është një kirurgji më sfiduese sepse për nga vetë  anatomia ajo është më komplekse".

"Ne kemi realizuar një teknikë inovative që quhet riparim i valvulës së aortës sipas teknikës së rimodelimit, e përforcuar kjo me një unazë nënvalvulare”, shtoi ai.

Gjatë 2 muajve të fundit janë realizuar 4 ndërhyrje të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

“Rezultatet deri tani tek këta 4 pacientë i kemi pasur të mrekullueshme”, tha Krakulli.

Prof.Asc. Altin Veshti tha se “kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në kardiokirurgjinë shqiptare. ne do ta vazhdojmë këtë metodë që pacientët e rinj të kenë valvulat e tyre dhe të mos përdorin mekanike ose biologjike. Gjithmonë aty ku është e mundur”.

Ndërhyrja u realizua nga ekipi mjekësor Prof.Asc. Altin Veshti, D.Sh.M, Klodian Krakulli, Dr.Arbër Aliu, Prof.Asc. Saimir Kuçi dhe instrumentare Majlinda Malaj.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?