Norwich-Liverpool

Rashica ndëshkon Liverpool, sulmuesit i 'vjen në ndihmë' edhe Matip

19 Shkurt 2022, 18:02| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 18:04

  • Share

Milot Rashica ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Norwich teksa sulmuesi nga Kosova ndëshkoi Liverpool në Anfield Road.

Minuta fatsjellëse për 25-vjeçarin ishte 47-ta në fraksionin e dytë të lojës, teksa Rashica gjeti hapësirën për të goditur në hyrje të zonës.

Por, për të mposhtur portierin Allison u desh edhe një devijim i Matip, i cili “nxorri” jashtë loje gardianin Brazilian.

Ndërkaq, në këtë sezon me Norwich, Rashica ia ka dalë të dhurojë edhe dy asiste, ndërsa për skuadrën e tij është gjithnjë rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare në Premier League.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?