Thasët me kanabis dhe kallashnikovi që u sekuestruan

Tiranë/ Të shtëna me armë në Pezë Helmës, policia gjen thasë me kanabis dhe kallashnikov! Banorët: Autorët qëlluan nga një makinë (FOTO)

14 Dhjetor 2023, 21:43| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 23:15

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Pezë Helmës të Tiranës.

Gazetari Sokol Dema bën me dije se për të shtënat me armë policia është njoftuar përmes një telefonate që ka mbërritur në sallë.

Banorët kanë pretenduar për të shtëna, por burime pranë policisë thonë se po kontrollojnë zonën për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Qytetarët e fshatin Pezë kanë deklaruar se pasi kanë qëlluar autorët janë larguar me makinë tip Ford Fiesta.

Gjatë kontrolleve është gjetur një kallashnikov dhe disa thasë me kanabis. Nuk dihet nëse kjo është arma me të cilën kanë qëlluar autorët.

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet se ka persona të lënduar.

1702591926_ddb6c876ecaa445099fb9df35e31e8bd.jpg

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?