Kronikë

Raporti / Vetingu boshatis 6 gjykatat e Apelit, Korça mbetet me vetëm 1 gjyqtar! Ikën 44 nga 78 magjistratë, KLGJ vështirësi për t’i zëvendësuar

17 Maj 2021, 16:24| Përditesimi: 17 Maj 2021, 18:28

  • Share

Veprimi i ligjit të Vetingut ka shënuar kulmin në vitin 2020, duke çuar në përgjysmimin e gjyqtarëve në gjashtë Gjykatat e Apelit në Shqipëri. Pas boshatisjes së Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese në vitet 2018-2019, të cilat kanë rinisur të funksionojnë në fund të vitit 2012, tashmë sfida e madhe e drejtësisë së re janë vakancat në gjykatat e apelit. Nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e gjashtë gjykatave të apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 41 gjyqtarë. 37 gjyqtarët të apelit janë shkarkuar nga komisionet e Vetingut kryesisht për pasuri të paligjshme ose kanë dhënë dorëheqjen nga frika e përballjes me Vetingut.

Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për funksionimin e gjykatave. Por vakancat në apel janë thelluar më tej gjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, pasi janë shkarkuar dhe kanë dhënë dorëheqjen edhe 7 gjyqtarë të tjerë, duke çuar numrin në 44, që do të thotë se nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën, sot ushtrojnë detyrën vetëm 34 gjyqtarë. Mungesa e gjyqtarëve ka shtuar numrin e dosjeve të pashqyrtuara në Apel. Më serioze situata paraqitet në Korçë, ku nga 6 gjyqtarë kanë mbetur vetëm 1, pasi në 18 mars është shkarkuar njëri nga dy gjyqtarët e fundit që kishin mbetur.

Gjatë vitit 2020, KLGJ-ja ka nisur procedura për të plotësimin e 20 vakancave, por procesi ka hasur në vështirësi. Së pari, për disa vende vakante në gjykatat e apelit në rrethe, nuk ka aplikuar askush, çka ka sjellë rihapjen e procedurave në mënyrë të përsëritur. Së dyti, kandidatët që kanë aplikuar nuk kanë përfunduar procesin e Vetingut. Në këto rrethana, Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të evituar bllokimin total në disa gjykata të apelit në rrethe, ka caktuar 9 gjyqtarë në skemën e delegimit, për për gjykimin e çështjeve të veçanta.

Tabela e vakancave në Apel deri në fund të vitit 2020

Raporti i KLGJ për vakancat në Apel 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergiml: 17/05/2021 20:16

    Më mirë të mbesim pa gjyqtar, se të kemi pseogjyqtar. Këta që i kemi nuk kan lidhje me të drejten, përlundrazie. Të tillët duhet të përfundoin në çeli.

    Përgjigju
  • goni: 17/05/2021 17:50

    ore te ikin gjith ... po tju konfiskohen dhe leket gjithve

    Përgjigju
  • Mondi: 17/05/2021 17:47

    Mos u deshperoni se I perzune ngaqe skane dhene drejtesi por kane vjedhur dhe dhunuar njerezit Me mire djepi I thate se shejtani brenda

    Përgjigju
  • korca: 17/05/2021 17:19

    si do bejme pa hajdute dhe te korruptuar tashti?

    Përgjigju
    • A. N.: 17/05/2021 17:56

      Do ikim jashte tani u pa puna.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?