Raporti që rindezi sherrin mes Metës dhe maxhorancës, e vërteta e qëndrimit të institucioneve të drejtësisë për çështjen e betimit

20 Shkurt 2020, 15:54| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 16:08

  • Share

Një raport i Komisionit të Ligjeve, që mban datën 6 shkurt 2019, është shkaku që rindezi konfliktin politik mes Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës. Meta akuzon shumicën se ka fabrikuar raportin, duke sajuar mbështetjen e institucioneve të drejtësisë pro ndryshimit të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ndryshim i cili parashikon t’i heqë nga dora Presidentit ceremoninë e betimit të anëtarëve të Kushtetueses, si instrument bllokimi. Po çfarë përmban ky raport, i cili nxiti Metën të thërrasë popullin në datën 2 mars, për të shpartalluar grushtin e shtetit të pretenduar prej tij? Në raport thuhet se, gjatë procesit të shqyrtimit të ndryshimeve ligjore, Komisioni i Ligjeve u ka dërguar projektligjin institucioneve të drejtësisë për dhënie mendimi.

Në raport nuk theksohet se cili ka qenë mendimi i këtyre institucioneve, por vetëm dërgimi i nismës për të dhënë mendim. “Në funksion të transparencës dhe konsultimit publik, pas përfshirjes së tij në Programin e Punës dhe Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar u është dërguar paraprakisht për opinion: Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; Prokurorisë së Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Shoqatës së  Gjyqtarëve; Shkollës së Magjistraturës; Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës; Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Fondacionit SOROS, Qendrës “Res Publica”, Institutit të Studimeve Politike dhe USAID, duke u lënë në dispozicion një afat 10 ditor për paraqitjen e komenteve dhe sugjerimeve”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve.

Gjithashtu, në raport theksohet se “paralelisht me kërkesën për dhënien e mendimeve është ngritur edhe një grup pune me përfaqësues të organeve të reja të sistemit të drejtësisë (Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë , Inspektorit të Lartë të Drejtësisë), Ministrisë së Drejtësisë, nën asistencën e ekspertëve të misionit EURALIUS. Në këto mbledhje ka marrë pjesë edhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për problematika të lidhura funksionimin e këtij institucioni”. Raporti është dërguar në seancë plenare, në bazë të të cilit Parlamenti ka votuar pro projektligjit. Ky raport konsiderohet nga Presidenti Ilir Meta si pjesë e grushtit të shtetit.

Sipas Metës Komitetit Shqiptar i Helsinkit është shprehur kundër projektligjit për mënyrën e betimit të anëtarëve të Kushtetueses. “Komiteti do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi me Presidentin e Republikës dhe ekspertë. Lidhur me këtë propozim-pra, për betimin tek Lana-Komiteti vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të kryhet në mënyrë të shkruar, sepse betimi si akt i lartë që kërkon prezencën fizike”, ka pohuar Meta. Gjithashtu, Meta ka deklaruar se Kuvendi ka gënjyer kur ka thënë se për heqjen e kompetencave të presidentit për betimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, ka marrë edhe mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Megjithatë në raport nuk thuhet asnjë fjalë se cili ka qenë mendimi i institucioneve të drejtësisë. Në fund të fundit, cilido që të ketë qenë mendimi i tyre, vendimmarrja sipas Kushtetutës i takon Kuvendit për ndryshimin e një ligji.

(Kliko këtu për të lexuar Raportin e Sherrit)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lilu: 20/02/2020 19:28

    Sali berisha e ka quajtur ILIR FLORIRI...... Per cfar duhet te dalim per te mbrojtur hajdutin.

    Përgjigju
  • Uzuni: 20/02/2020 16:39

    Heil hitler...

    Përgjigju
  • Papi: 20/02/2020 16:14

    Meqe vendos kuvendi sa duhet te jete shumica pro per nje ligj te tille 2/3,3/5, 50%+1?

    Përgjigju
    • Dega: 20/02/2020 17:05

      Shumice(mazhorance)e cilesuar 3/5 = 84 kuvendor!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?