Raporti për kanabisin, nesër në Tiranë
ministri i Brendshëm italian/ Axhenda

2 Nëntor 2017, 19:18| Përditesimi:

  • Share
Nesër do të vizitojë Shqipërinë Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Ministri Minniti do te zhvillojë takime me homologun Fatmir Xhafa, Ramën dhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Report Tv zbuloi sot ekskluzivisht raportin e Guardia Di Fuinanzas, që do të bëhet publik nesër nga ministri i Brendshëm italian Marco Minniti.

Axhenda
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB)

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?