Raporti mbi lirinë e medias/ PD: Qeveria të tërheqë paketën anti-shpifje

21 Prill 2020, 15:13| Përditesimi: 21 Prill 2020, 15:18

  • Share

Edhe Partia Demokratike ka reaguar për raportin e fundit të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij” mbi lirinë e medias, ku Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar. Ashtu si Presidenti Meta, edhe ish-deputeti Genc Pollo kërkon tërheqjen e paketës anti-shpifje nga qeveria.

"Edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias. Këtë thotë raporti botëror i Reporterëve Pa Kufij i botuar sot i cili përkeqsimin e shpjegon jo vetëm me paketën ligjore antifjalë e anti Europë por edhe me sulmet verbale kundër medias nga vetë Edi Rama dhe, pasojë e qartë e tyre, me agresionet fizike ndaj gazetarëve investigativë që qeveria nuk i zbardh ndonjëherë.

Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh" shkruan Pollo.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinion e Komisionit të Venecias.

Komento

Komente

  • O tej: 21/04/2020 16:37

    Kush eshte ky ? Bufi i Pulave?

    Përgjigju
  • Hinglateri: 21/04/2020 16:29

    Ja dhe k... i me xhunga Pollo zgerlaqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?