Raporti i "Together for Life", reagon PD: Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët! Miliona euro tendera sekretë e prokurime korruptive për përballimin e COVID-19

12 Shkurt 2022, 13:35| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 13:48

  • Share

Organizata 'Together for Life' publikoi një raport, sipas të cilit prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente. Në lidhje me këtë raport ka reaguar Paritia Demokratike e cila akuzon qeverinë se e ka kthyer shëndetësinë në gropën e korrupsionit, dhe ka detyruar shqiptarët të paguajnë nga viti në vit më shumë para nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore.

‘Në një raport të fundit të Organizatës Together for Life theksohet se mbi 55% e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 në shëndetësi kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë. Edhe aty ku u përdor garë e hapur ajo nuk ishte rale pasi kriteret u përpiluan për të favorizuar kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.’- shprehet Koduzi duke cituar raportin.

Koordinatori Kombëtar për Shëndetësinë në PD, Gazment Koduzi tha se që nga fillimi i pandemisë autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro dhe gjysma e tyre, u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan në fondin limit

‘Nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale, që kishin lidhje me pandeminë, nga të cilat 11 kompani, ishin sekrete, procedurë e cila i mundëson qeverisë të mos bëjë transparencë e parave e të fshehë abuzimin. Në raport veçohet prokurimi i drejtpërdrejtë për blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 milionë euro, nga të cilat një kompani fituese e kontratës sekrete solli vetëm 5 respiratorë.’ u shpreh me tej Koduzi.

Në fund të fjlës së tij Koduzi i bën thirrje SPAK që të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë  të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata.

'Gjykata Europiane e Auditit ka theksuar se në Shqipëri 30% e tenderëve publikë janë të paracaktuara. Ne i bëjmë thirrje SPAK të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata. Askush nuk habitet sot se si Rama vjedh shqiptarët me tenderë e koncesione.’- u shpreh Koduzi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?