Politikë

Arsyeja kryesore pse u shkarkua nga Kuvendi, çfarë tha OSBE për rolin e Metës në zgjedhje: Presidenti bëri fushatë, përdori gjuhë konfrontuese

26 Korrik 2021, 22:19| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 13:43

  • Share

Raporti i OSBE/ODIHR në përfundimet e tij finale për zgjedhjet e 25 prillit ka kritikuar edhe veprimet e presidentit Ilir Meta. Në raport thuhet se presidenti ka bërë fushatë hapur kundër partisë në pushtet.

'Në cilësinë e tij zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet.'- thuhet në raport.

Më tej teksa përmendet gjuha ndërmjet palëve politike gjatë fushatës elektorale, ne raport nënvizohet edhe ajo e presidentit Ilir Meta, ku nënvizohet në veçanti se gjuha e tij ishte konfrontuese.

'Gjithashtu u vu re një fushatë negative përmes përdorimit të posterave dhe gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga disa udhëheqës partie dhe, në veçanti, Presidenti, ishte konfrontuese. Platforma thelbësore e PS u përqendrua kryesisht në programin e vaksinimit COVID-19 dhe arritjet e qeverisë, duke përfshirë rindërtimet e vazhdueshme pas tërmetit të vitit 2019. Koalicioni i udhëhequr nga PD dhe LSI u mblodhën rreth temës kryesore të kundërshtimit të fuqisë shumë të centralizuar të Kryeministri Rama.'- thuhet në raport.

Duket se institucionet ndërkombëtare kanë 'legjitimuar' edhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për presidentin Ilir Meta, i cili e shkarkoi këtë të fundit për 'shkelje të rënda' gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në lidhje me qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Ilir Meta u bë kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Kuvendi gjithashtu miratoi me 9 qershor me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili propozuar shkarkimin e Metës për 'shkelje të rënda' kushtetuese.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, vëmendja tashmë zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak: 26/07/2021 21:53

    ca presin eu and usa and albanian futeni ne zgare kokebaloshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?