Bota

Raporti i mediave daneze, shërbimi sekret danez ndihmoi SHBA për të përgjuar zyrtarët e lartë europianë

31 Maj 2021, 09:43| Përditesimi: 31 Maj 2021, 14:59

  • Share

Shërbimi sekret danez ka ndihmuar SHBA të spiunojnë politikanët evropianë, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel nga 2012 në 2014, raportojnë mediat daneze.

Zbulimi se SHBA kishin spiunuar aleatët e saj u përmend për herë të parë në 2013, por vetëm tani gazetarët kanë fituar qasje në raporte që detajojnë mbështetjen që Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez i ka dhënë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Në 2013, në sekretet e zbuluara nga Edward Snowden u pretendua se telefoni I kancelares gjermane ishte përgjuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA, në atë kohë Shtëpia e Bardhë tha se telefoni i kancelares nuk ishte duke u përgjuar dhe nuk do të ishte as në të ardhmen.

Megjithatë në këtë raport thuhet se jo vetëm kancelarja gjermane, por edhe presidenti Frank Walter Steinmeier dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thuhet se ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh kryesorë në disa vende evropiane duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës daneze.

Ministria e mbrojtjes e Danimarkës ende nuk ka dhënë komente për këtë zhvillim të fundit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?