Raporti i KLSH, nga avioni tek
autobusët, ja shpërdorimet e BSH

23 Tetor 2014, 07:15| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 1 tetor ka vendosur në parim të revokojë vendimin nr. 32, datë 27.04.2011 “Për disa ndryshime në vendimin e KM nr. 32, datë 23.06.2008 “Për shpërblimin e anëtarëve dhe të kryetarit të KM në Bankën e Shqipërisë”. Ky Vendim nuk e ka parë kurrë dritën e diellit dhe nuk figuron ndër aktet e publikuara në Buletinin Zyrtar të Bankës Qendrore, ku duhet të pasqyrohen të gjitha vendimet e organit më të lartë të saj drejtues.

Kjo, pasi akti kishte të bënte me një serë privilegjesh, që ish-guvernatori Fullani, tashmë në arrest shtëpie, si dhe anëtarët e tjerë të Këshillit, që rezistojnë ende në krye të institucionit, ia kishin lejuar vetes. Sipas logjikës së deritanishme të drejtuesve të BSH, vendime të tilla përbëjnë “sekret shtetëror” dhe, sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, nuk janë të detyruar t’ia bëjnë të njohura publikut të gjerë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?