Raporti i EUROSTAT/ Meta: Asnjë surprizë, Shqipëria vendi më i korruptuar, ka lënë pas vetëm Rusinë

14 Korrik 2022, 11:35| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 11:47

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të EUROSTAT se Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar, duke lënë pas vetëm Rusinë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo nuk ishte një surprizë, pasi korrupsioni me inceneratorët, e me PPT- do të sillte këtë rezultat.

Sipas tij, çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni është prioritet kombëtar.

“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!  Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Raporti i Eurostat/ Shqipëria vendi më i korruptuar jashtë BE-së, lë pas vetëm Rusinë! Meta: Rekord i papranueshëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?