Raporti i DASH, Salianji: E nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes

21 Mars 2023, 14:01| Përditesimi: 21 Mars 2023, 14:07

  • Share

1677777951_Screenshot2.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar në komisionin e Sigurisë raportin e DASH. Salianji u shpreh se raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes.

“Kontributi kryesor është i SHBA-ve në këtë mision dhe duke vlerësuar rolin e SHBA-së ne e votojmë pro këtë marrëveshje. Raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore. Jemi në autokraci të plotë. Unë po lexoj raportin e DASH. Korrupsioni endemik dhe shkatërrimi i shtetit ka bërë që sot të mos kemi shtet. S’ka institucione të pavarura. Siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje thoshte DASH për t’u mbyllur gojën mediave. Vendosni të kërcënoni me gjyqësor atë që keni kundërshtar. Gjyqësori është në dorën e qeverisë. Ça doni më shumë se raporti i DASH. Kemi kaq kohë që presim të vijë drejtori i policisë këtu për të dhënë sqarime dhe nuk ka asnjë përgjigje nga ministri apo drejtori i policisë për të dhënë përgjigje këtu për gjendjen e rëndë të krimit në Shqipëri, për ato kamerat e krimit në vend. Keni ndonjë shqetësim ju për këtë apo jo? Pse thoni faleminderit, faleminderit se jeni skandal? Juve vetëm tërmeti ju trondit, raporti i DASH nuk ju trondit. Kërkojmë ministrin e Brendshëm dhe nuk vjen, kërkojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe nuk vjen”- tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon opozita: Babëzia dhe egoja e sëmurë e Ramës ka kapur çdo pushtet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?