Foto ilustruese

Bota

Raporti i CDC: Personat e pavaksinuar janë 29 herë më të rriskuar për të përfunduar në spital nga COVID-19

29 Gusht 2021, 14:41| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 14:43

  • Share

Njerëzit e pavaksinuar kanë 5 herë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19 dhe mbi 29 herë më shumë risk që të shtrohen në spital. Këto janë të dhënat e fundit sipas një raporti të publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Raporti shqyrtoi 40 mijë raste me COVID-19 në Los Angelos nga 1 maji deri më 25 korrik, kohë kur varianti Delta ishte bërë me dominues.

Ndërsa në lidhje me personat e vaksinuar, Sharon Balter, një nga autoret e studimit dhe drejtoreshë e sëmundjeve infektive në Departamentin e Shëndetit Publik të Qarkut Los Angeles, tha se ata shfaqin simptoma më të lehta, por duhet të mbajnë maska në mënyrë që të mos jenë burim infeksioni për të tjerët.

“Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të shfaqin forma të rënda të sëmundjes dhe mund të kenë vetëm simptoma të lehta. Në të njëjtën kohë, për shkak se personat e vaksinuar mund ta marrin COVID dhe mund të kenë simptoma të lehta, ne i inkurajojmë ata të mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen tek personat e pavaksinuar të cilët mund të sëmuren rëndë,” tha Sharon Balter për NBC News.

Edhe pse varianti delta shtoi ndjeshëm numrin e rasteve pozitive të COVID, studiuesit zbuluan se vaksinat ende ofronin mbrojtje efektive kundër simptomave të rënda.

“Këto të dhëna të shkallës së infeksionit dhe shtrimit në spital tregojnë se vaksinat e autorizuara ishin mbrojtëse kundër infeksionit të rëndë gjatë një periudhe kur transmetimi i variantit Delta ishte në rritje,” thuhej në raport.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shshshshshsht: 30/08/2021 05:55

    per tani rriskun e vertet po e korr ai qe eshte nga ana e se keqes, fal luftes se popujve te rendesishem te europes fenomeni i virusit artificial qe perdoret per diktatur do perfundoi perpara drejtesis se Zotit

    Përgjigju
    • Ateisti: 30/08/2021 09:13

      Zoti nuk ekziston vazhdo enderro.! Merr fatet e tua ne dore mos prit nga njeriu imagjinar

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?