Raporti i Beqajt për Kuvendin:
Spitalet u lanë me 4 mld lekë borxhe
PDF

6 Nëntor 2013, 13:14| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë publikon raportin për gjendjen financiare të spitaleve, ku rezulton të ketë një borxh prej 4 miliardë lekësh ndaj privatëve. Fondi i 39 spitaleve në vend është menaxhuar nga ISKSH që nga 2009 dhe sipas raportit të ministrisë me marrjen nën menaxhim të spitaleve nga Elvana Hana borxhet rezultuan në rritje. 

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se spitalet kanë borxhe për barna, materiale e shërbime te tjera mjekësore e jomjekësore, përfshirë këtu edhe detyrimet për energji dhe ujë, në shumën mbi 4 miliardë lekëve.3.5 miliardë lekë (35 milionë $) të totalit të borxhit i përkasin QSUT, nga të cilat 1,9 milardë lekë janë produkte farmaceutike dhe pjesa tjetër mallra e shërbime të tjera.

SPITALE ME BORXHE TË KONSIDERUESHME JANË
-Sanatoriumi, 101, 6 milionë lekë
-Spitali i Elbasanit 89 milionë lekë
-Spitali i Pogradecit 85 milionë lekë
-Materniteti Nr. 2, 59,6 milionë lekë
-Spitali i Shkodrës 56 milionë lekë 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ISKSH nuk ka ngritur Bordet Spitaleve, gjë që e kishte detyrim ligjor për të krijuar autonominë e tyre. ISKSH nuk ka bërë ndarje të drejtë të fondeve sipas numrit të popullatës. 

Mungesa e theksuar e standarteve, normativave, protokolleve klinike për çdo procedurë spitalore, ndryshueshmëria e skemave të mjekimit, e burimeve njerëzore etj., ka vështirësuar procesin e nxjerrjes së kostove reale në spitale, si bazë në dryshimin e financimit në shërbimin spitalor.

Ministria e Shëndetësisë thekson se baza për ndryshimin e kësaj situate është ngritja dhe funksionimi i bordeve që do të sigurojnë autonominë spitalore

Ky raport ishte parashikuar të lexohej sot nga Ministri në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, por nuk u lejua nga deputetët e PD, të cilët e pritën ministrin me akuza për zgjedhjet e Korçës, ku si pas tyre u vodh vota.

beqaj
(Ne foto: Ilir Beqaj sot gjatë debatit ne Komisionin e Shendetesise, para se te largohej)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?