Banka Botërore parashikon kohë të vështira: Ekonomia e Shqipërisë do ngadalësohet 0.4% gjatë 2024! Në Ballkan, Kosova me rritjen më të lartë

10 Janar, 19:27| Përditesimi: 10 Janar, 21:01

  • Share

Pas një viti pozitiv, ndikuar prej turizmit, ndërtimit dhe sektorit të energjisë, ekonomia e vendit pritet të ngadalësohet në përgjatë këtij viti. Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikon që ekonomia e Shqipërisë këtë vit të ngadalësohet me 0.4%, dhe do të rritet me 3.2%, nga 3.6% që pritet të jetë rezultati final i vitit 2023. I njëjti nivel zhvillimi pritet edhe për vitin 2025.

Ky parashikim është më i ulet se ai i institucioneve vendase, ku Ministria e Financave në buxhetin e këtij viti, pritshmëritë për rritjen e të ardhurave i mbështet në synimin për një rritje ekonomike prej 3.8%, nga 3.7% e pritshme për vitin 2023.

Në raport thuhet se inflacioni dhe turizmi, do të jenë kryefjalë e rritjes ekonomike të rajonit përgjatë këtij viti, që parashikohet në 3%. 

“Rritja ekonomike për rajonin pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi”, thotë Banka Botërore.

Nga vendet e rajonit, rritja më e lartë ekonomike nga Banka Botërore është parashikuar për Kosovën me 3.9%, Mali i Zi rritje 3.2%, Serbia me 3%, dhe të fundit janë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me nga 2.8 dhe 2.5% rritje ekonomike në 2024.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 10/01/2024 19:57

    Dardanija e albin kurtit do jete ne pak vite super fuqi ne rajone fal kurtit.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/01/2024 07:06

      Nqs e lene Kurtin te beje hajr, po. Perndryshe do gjejne ndonje hajdut qe te beje ate qe thote Gentos me poshte.

    • Gentos: 10/01/2024 21:10

      Problemi eshte se ne shqiperi populli vjedh shtetin, shteti vjedh popullin :-o

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?