Raporti i “AMP” për gushtin, katër të kapur në flagrancë! Polici në Sarandë, hapi lokal për shitje droge! 26 referime për 34 efektivë nën hetim

6 Shtator 2023, 16:04| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Redian Bello, 24 vjeç, efektiv policie në Sarandë, pasi mori me qira një lokal, e ktheu atë në bazë të shpërndarjes së drogës. I riu, pasi u hetua disa muaj nga Agjencia e Mbikëqyrjes Hetmore, u vu në pranga në flagrancë më 21 gusht nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim.

Lokali në plazh, i ndërtuar me dru dhe me hapësirë mbi det edhe për shezlongje, shërbente thjesht për të kamufluar veprimtarinë e shpërndarjes së kanabisit, nga i cili 100 doza u sekuestruan bashkë me një sasi parash dhe një pistoletë TT pa leje.

Kjo ishte ngjarja kryesore e raportuar në muajin gusht me përfshirjen e efektivëve të policisë në vepra penale. Në buletinin e fundit mujor të AMP-së raportohet edhe arrestimi i një efektivi të Gardës së Republikës, i cili u kap me armë pa leje në Tiranë, si dhe shefi i zjarrfikëseve në Cërrik, Artjon Taçi, me 4 të tjerë nën akuzë për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, gjatë gushtit u kryen 4 arrestime në flagrancë, ku ranë në pranga 2 policë, 1 gardist dhe 1 qytetar. Ndërkohë, me vendime të dhënë nga prokuroritë dhe gjykatat u ekzekutuan 6 masa arresti në burg për 3 zjarrfikës, 2 qytetarë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim. Nga ana tjetër, për t’u hetuar në gjendje të lirë për vepra më të lehta penale u referuan në prokurori 26 raste për 27 punonjës të Policisë së Shtetit, 2 të Gardës së Republikës dhe për 5 qytetarë.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 06/09/2023 18:03

    Strategjia që ka zgjedhur AMP është e gabuar, nuk mund të arrestohen 8800 policë! Të arrestojë nja 88 shefa e drejtorë qendror dhe vendor dhe drejtuesi madhor të pranojë se deri tani ka pasur zhvatje e korrupsion dhe sot e tutje nuk do të ketë më! T'a fillojë me policinë kufitare dhe rrugoren e të mbarojë me rendin e policinë kriminale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?