Raporti i Agjensisë së Mjedisit: Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave shkakton rreth 12 mijë viktima në vit

8 Shtator 2020, 11:59| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 14:55

  • Share

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton vdekje njësoj si sëmundjet e rënda vdekjeprurëse. Agjencia e mjedisit në Evropë ka regjistruar 12 mijë viktima vetëm nga ndotja akustike dhe transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës.

Në raportin më të fundit publikuar nga kjo agjenci, ndotja e mjedisit është shakatare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duken shtuar mundësitë për sëmundje të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

I njëjti studim tregon se ndotja e ajrit për vitin e kaluar ishte "faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet" dhe ka shkaktuar më shumë se 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE.

"Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato paraqesin një problem për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor",  u shpreh një nga studiueset Catherine Ganzleben./Përgatiti Suada Mehmetaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?