Ekonomi

Raporti i agjencisë ndërkombëtar, “Fitch solutions” për Shqipërinë: Ekonomia rritet me 5.7%! Varianti delta, rrezik për ringritjen e turizmit

22 Korrik 2021, 17:28| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 17:36

  • Share

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit (Fitch Solutions) ka përmirësuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Nga 4.3% që ishte parashikimi fillestar, në raportin e fundit poritshmëritë janë që prodhimi i Brendshëm Bruto në vend të shkojë në 5.7% në 2021. Ky rikuperim ekonomik sipas raportit do të vijë nga rindërtimi i vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ringritja e aktivitetit turistik si dhe nga rritja e konsumit privat. Ndikim jo të vogël do të ketë edhe shtimi i shkëmbimeve tregtare apo rritja e investimeve.

Por në raportin e Fitch Solutions vihet theksi edhe tek rreziku që i kanoset ekonomisë së vendit dhe më gjerë nga varianti Delta, që mund të shkaktojë një mbyllje të dytë.

“Ne theksojmë se një ringjallje në COVID-19 infeksionet mbeten një rrezik”, thuhet në raport.

Ndërkohë industria e turizmit që ka ndikimin më të madh në ekonominë e Shqipërisë që pësoi edhe goditjen më të fortë prej virusit, rrezikohet më shumë nga varianti Delta.

“Ekziston ende një nivel i lartë i pasigurisë në lidhje me efikasitetin aktual të vaksinave ekzistuese në variantin dominues Delta që përhapet në të gjithë Botën. Nëse ky variant rezulton rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, atëherë parashikimi i turizmit të Shqipërisë mund të pësojë një tjetër tronditje”, vijon më tej raporti.

Por edhe në rast se ecuria e këtij sezoni turistik do të jetë pozitive përsëri sipas agjencisë ndërkombëtare nuk do të arrihen shifrat e vitit 2019.

Ky vlerësim i situatës ekonomike në vend, është përshëndetur edhe nga ministrja e Financave Anila Denaj, e cili shkruan se ky parashikim pozitiv është në të njëjtën linjë me pritshmëritë e FMN qe flet për rritje 5% apo 4.5% nga BERZH.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?