Raporti europian: Rrjetet shqiptare aktive në "shtëpitë e barit" në disa vende europiane

16 Nëntor 2023, 14:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 17:19

  • Share

Grupet kriminale shqiptare dhe serbe janë përfshië gjithnjë e më shumë në prodhimin dhe shpërndarjes së kanabisit në BE dhe veçanërisht në Spanjë.

Një raport i fundit i publikuar nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Europoli thekson se rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor kanë përshtatur një model të ri biznesi në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura në BE.

Raporti evidenton se në korrik 2021, një rrjet kriminal i udhëhequr nga një klan shqiptar u çmontua në veri-lindje të Spanjës, ku menaxhonte disa plantacione të brendshme kanabis ku u arrestuan 107 persona, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u shkatërruan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25 000 bimë narkotike. Grupi kishte vjedhur më shumë se 1.6 milionë euro energji elektrike për kultivimin e kanabisit”.

Grupet kriminale kanë ngritur plantacione edhe në Belgjikë dhe në veri të Francës”. Sipas paportit të EMCDA dhe Europol “Shqipëria konsiderohej si një burim i madh jashtë BE-së i kanabisit bimor të destinuar për tregun evropian përpara vitit 2018, por që atëherë vendet fqinje si Greqia, Italia dhe Maqedonia e Veriut raportojnë reduktime të konsiderueshme në sekuestrimin kanabis me origjinë shqiptare”.

Konkretisht, rreth 48% e kanabisit bimor të kapur në Greqi në vitin 2020 mendohej të ishte me origjinë shqiptare, një rënie në krahasim me vitet e mëparshme 62% në 2018 dhe 71% në 2017”.

Të dhënat e sekuestrimeve tregojnë se edhe trafikimi i kanabisit bimor drejt Italisë ka rënë, edhe pse “rrugët detare vazhdojnë të përdoren, si rasti i sekuestrimit të fundit të 1ton kanabis bimor nga një varkë me vela dhe skafe në brigjet e Vlorës, në gusht 2022, që dyshohej se do shitej në Itali.”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?